MARATONA E KURVAVE SHQIPTARE

MARATONA E KURVAVE SHQIPTARE
MARATONA E KURVAVE SHQIPTARE

Thursday, October 4, 2012


Hajduti dhe antishqiptari Flori Bruqi

Nga Xhemal Ahmeti, 21 Mars 2009

...

Në librin e tij «Guximi shqiptar», të botuar gjatë vitit 2008 nga SHB «Alb-Schtanz» në Prishtinë, Flori Bruqi i ka botuar edhe katër tekste, të cilat i ka vjedhur nga websiti im dhe i ka plasuar me autorësi të veten. Tekste, të cilat i kam botuar shumë vite më parë në gazeta e revista shqiptare e zvicerane. Vërtet «guxim shqiptar».



Një mik i imi ma dërgoi tekstin e njëfarë Izet Çullit, i cili kishte shkruar një recension në «Tirana Observer» (17.09.2008) rreth librit të Florit Bruqit «Guximi shqiptar». Në këtë tekst ai kishte nënvizuar një paragraf ku përfolet libri i Bernard Henry – Levit mbi gazetarin e ekzekutuar Daniel Pearl. Dyshimi i tij kishte lindur kur kishte lexuar titullin «Muxhahedinët si Golden Boys», të cilin miku im e njihte si artikull timin të botuar në gjermanishte. Pasi që para dy viteve e kam pasur një problem të tillë me Bruqin, i cili kishte plasuar disa tekste të mia në blogun e tij Floart (apo diç të ngjashme) me firmën e tij ma mori mendja se edhe kësaj radhe të ketë bërë ndonjë kërdi të ngjashme.



Para dy viteve i kam shkruar një mesazh dhe kam kërkuar prej tij që të heqë emrin e tij nga tekstet. Përgjigja e tij ishte se: «Nuk e di se çka bërë Iljaz Prokshi i ndjerë me atë faqe. Unë nuk kam kyçje në të. Të dhënat hyrëse i ka marrë i ndjeri me vete». Dakord. Nuk bëra shumë zhurmë dhe madje i lejova që të marrë tekste të miat nga webistet dhe t’i botojë nëpër blogjet e tij. Në internet e gjeta librin «Guximi shqiptar» në formatin PDF. Flori Bruqi nuk kishte vjedhur vetëm tekstin tim mbi librin e Levyt por edhe tre tekste të tjera.Në faqet 241-245 ka botuar tekstin tim «Umberto Eco». Pikë për pike. Vetëm titullit ia ka hequr gjysmën. Teksti është botuar në disa gazeta si shtojca «Fjala» e gazetës «Tema» në Tiranë, në«Lobi» të Shkupit dhe online në websitin tim (www.xhemal-ahmeti.org) në rubrikën kritika letrare. Në faqet 247 – 251 ka botuar tekstin «Klasikët e romanit postmodernist». Bëhet fjalë për tekstin tim të botuar me titullin «Trashëgimtarët e Dantes – klasikët e romanit postdmodern». Fillimisht ky tekst është botuar në gazetën «Koha ditore» të datës 4. Prill 2002. (shih faksimilin).Tekstin e ka botuar edhe Irhan Jubica në revistën «Ars» (nr. 9 (19), e diel, 28 shtator 2003). I njejti tekst, në të njejtën kohë është botuar poashtu edhe nga Salajdin Salihu në revistën javore «Lobi» të Shkupit.

Në faqet 252 – 258 është botuar teksti «Homeri dhe Odiseja nuk kthehen më në truallin grek». Bëhet fjalë për tekstin tim, të cilin Milazim Krasniqi e ka botuar në revistën «Nacional» me titullin «Odiseu nuk kthehet më». Një tekst, të cilin unë e kam shkruar në vitin 2001 gjatë panairit të Librit në Frankfurt, ku Greqia ishte mysafire e radhës. Teksti është botuar edhe në media tjera, të cilat tash nuk më kujtohen. Teksti «Muxhhedinët si Golden Boys» është i vetmi, në të cilin Flori Bruqi ka bërë diçka. Këtij teksti ai ka hequr paragrafin e parë ku unë jap të dhëna rreth librit në origjinal dhe ca asociacioneve tjera, që dëshmojnë se libri është lexuar në frengjisht. Përndryshe i gjithë teksti është dhënë në origjinal. Ky tekst që Bruqi e ka botuar në faqet 337-340 është botuar poashtu në «Lobi» të Shkupit. Përndryshe dy tekstet: «trashëgimtarët e Dantes...» dhe «Odiseu nuk kthehet më» janë botuar edhe në përmbledhjen time me ese «Arti – matanë kishave letrare» dhe që mund të shkarkohet në formatin PDF nga websiti im. Të gjitha tekstet që Flori Bruqi i ka «shkruar» (kupto: vjedhur) dhe plasuar në blogun e tij më 2006 janë të botuara në periudhën 2001-2003. Dhe për këtë ekzistojnë gazetat, njerëzit, websiti im që është online që ga viti 2000 dhe librat e mi. Shpresoj që Nehat S. Hoxha, Abdullah Konushevci dhe akademik Namik Shehu të jetë shëndosh e mirë që Flori Bruqi të mos dalë si në rastin e Iljaz Prokshit, duke thënë se këta e kanë gabimin dhe «paswordet» i kanë marrë me vete në botën tjetër.Nuk e dij se a ekziston ndonjë instancë gjyqësore në Prishtinë që merret me mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe që mund të ndiqte tipa të këtillë si Flori Bruqi e ca të tjerë. Ndoshta as që do të vijë deri tek një proces i tillë, nëse Flori Bruqi merr «guximin shqiptar» dhe kërkon falje publikisht për këtë gabim të tij të çoroditur.Faktet për shkarkim:Faksimil i gazetës «Koha ditore» të datës 4. Prill 2002 [738 KB] ku është botuar teksti për letrarët italianë.Libri «guximi shqiptar» i Flori Bruqit në PDF [985 KB] PS. Teksti është botuar edhe në të përditshmen Express të Prishtinës. (PDF) [357 KB] si dhe reagimi i tij i mjerë: Express PDF 2 [219 KB] PS2. Një debat i Bruqirt dhe një dokument mbi të mund ti gjeni në këtë adresë:http://www.zemrashqiptare.net/article/Debat/5532/(Debat që tregon - sikur ta kisha lexuar më parë ! - karakterin e Flori Bruqit)Shumë më interesant është ky dokument i plasuar po në të njejtin forum: Më shumë nuk besoj se duhet që njeriu të mos merret me një fundërinë të këtij lloji: Dokumenti PDF [188 KB]

Bruqi nënshkruhet si Atdhe Marku si duket dhe nga kjo adresë shqiptar1974@live.com së fundi dërgon këtë kërcënim:Kërcënimi i SHIK-ut?Shiko më shumë